Një ditë krejtesisht e zakonshme…

Një  ditë krejtesisht e zakonshme, të shkruash mbetet e vetmja rrugëdalje për ta bëre të zakonshmen e një ditë të tille të përtypet sadopak.Mesa duket njerëzit ndikohen lehte , po po e shkruaj këte , nga rruga që pershkrova me autobus për në pune , fytyra e kalimtareve dukej e përshkruar nga një çehre nën shembëlltyren e qiellit të dites së sotme ,krejtësisht zymtësi. Çfarë mund të vendosesh të bësh në një dite të tille? Shume e thjeshte , mund të perpëlitesh në shtrat e të presësh të nesermen në gjumë! Shume e veshtirë? Të vendosësh të mos besh të njejtën çmenduri si çdo dite , duke mos pasur dëshiren e dinamizmit nuk mundesh të dorëzohesh terësisht në gjume. Nëse ndaleni për një çast e keni menduar vetëm pak , rrugën tuaj nga shtepia deri tek puna?A i keni vërejtur mirë detajet e vogla se si shfaqen kur ti mendon me fanatizëm  se ke ruajtur një forme përshtypjeje apo imazhi , perciptazi e krejtësisht të mjergurllt të krijuar me idenë sikur aq qe gjithçka , kur kalon si zakonisht gjithmonë në të njejtën rrugë e gjitha të duket kaq e njohur sa edhe sikur një detaj i vogël të ketë shpëtuar , të duket qesharake se si ke mundur të mos e vesh re. A është kaq e nevojshme të shkruash për një rrugë?Nuk bëhet fjalë për diçka kaq kalimtare edhe përse ne e mendojmë si të tille, por është përfshirese bën pjesë tek destinacioni ynë ditor është kalimi në mekanizmin shoqëror.Diçka më e thjeshtëzuar nësë mendojmë duke i shqyrtuar me imtësi rrugët ku ne hedhim hapat tona…herë herë duke i kujtuar , por më së shumti duke harruar. Por ne kemi harruar ta ndjejmë edhe dy hapa! Kemi harruar të mos i mendojmë gjërat në mënyre të thjeshtë , katapultohemi e harrohemi sa e vetmja gjë që na pret në fund të dites është tortura e brendshme e një ditë të harruar në vrazhdën e orarit të gjatë të punës, si munda të mos e jetoja këtë zymtësi, po ja përshembull duke pirë një kafe me miket e mia të dashura?Apo qoftë edhe duke lexuar librin e lënë përgjysëm në tavolinën e dhomës time,si këndi im i preferuar i shtëpise? ….Mbase nxitimthi asgjë nuk ju ka dhënë mundësine të shikoni se çfare shihet qartazi përtej asaj që duket. A keni menduar sikur të mundnit të ktheheshit pas , të hiqnit dorë punën e ditës sotme të mos merrnit përgjegjësine , të jetonit?Të merrni frymë diku tutje zhurmave , e trysnisë së punës. Ti largoheni rëndomësise , si të vetmin aset të vlefshëm që mund të fitonim nga rutina e përditshme sfilitëse moderne. Ka kaq shumë gjëra që mund ti gëzoni një zymtësie të tille , ndonëse është pjesë e juaja e gjitha për të zgjedhur mundësine më të mire…Mundet thjesht të bëheni “vëzhgues” nga dritarja e një dhomë , autobusi , zyre , makine…dhe të ndalni veshtrimin tek ata që kalojnë rastësisht , disa me shpejtësi , disa rendin sikur s’duan të kthehen më nga andej ku ishin….disa të tjerë , nuk e di se çfarë , por ata më japin mundësine të largohem , të mendoj , të kuptoj , të afrohem sadopak edhe sikur subjektivisht, unë nuk i di mendimet e tyre por ecja , vështrimi flet shumë për ata… e më pas ndahemi  të gjithë , për të shkruar historinë tonë të shkurtër , nga rubrika e jetës sonë , një copëz e jona shpërndare kudo…

E pra , ja zymtësia e ditës së tillë nuk më marrosi në gjumë , përkundrazi po vazhdoj të luaj me fytyrat e tyre, të rrokem edhe pakëz derisa orari i punës të mbaroje e pranë vatres familjare të mundem të ‘vjedh’ gjithë dashurine e kohës që e zakonshmja më mori…Erdhi koha të marr atë që më takon…

As ju , mos e lini momentin tuaj! Në një ditë të zakonshme , në një ditë të zymte…kërkoni për shpirtin tuaj , qetësine…Eshtë më e thjesht se aq , kërkoni , tek vetja , tek miqtë , tek familja , tek ata , tek të gjitha gjërat që kalojnë tek jush …do të gjesh gjithmonë diçka , edhe përpos asaj asaj që duket…

2c1a47615d1ba18237aa3338dd5be95d_large

Advertisements